Ka një datë zyrtare për mbledhjen e përbashkët të qeverisë ”Rama 3” me atë të shqiptarit Dritan Abazoviç në Malin e Zi. Më 27 shkurt, do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Mbledhja do të mbahet në Podgoricë, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazoviç do diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkpunimi midis vendeve.

Që vitin e kaluar është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapsirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet gjithashtu në këtë mbledhje duke paraqitur projekte konkrete nga të dyja palët.