Klubi i Motherwell në Skoci është aktualisht pa një trajner me skocezët që shkarkuan nga detyra pas vetëm gjashtë muajsh Steven Hammell.

 
 
 
 
 

Ndërkohë, sipas asaj që raporton Scottish Sun ka një pretendent kryesor për të drejtimin e pankinës së Motherwell dhe fjala është për një emër të njohur edhe në Shqipëri.

Ze Maria është alternativa për stolin e skocezëve teksa kujtojmë se ish-futbollisti brazilian është një “njohje” e vjetër për Tiranën duke qenë se i drejtoi bardheblutë në sezonin 2017-2018. Sakaq, në të kaluarën, Ze Maria ka drejtuar edhe skuadra si Gor Mahia teksa së fundmi përjetoi një eksperiencë te Portuguesa.

 

 
 

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Ze Maria do të gjejë gjuhën e përbashkët me Motherwell në Skoci, një klub që aktualisht bën pjesë në elitën skoceze dhe që po kalon një moment të vështirë në këtë sezon duke u renditur në vendin e 11-të me 20 pikë.