Nga rrënojat e ndërtesës Merve në qytetin Adıyaman u shpëtua 212 orë pas tërmetit gruaja 77-vjeçare Fatma Güngör.

 

Ekipet e shpëtimit, pas 212 orësh nga tërmeti shpëtuan 77-vjeçaren Fatma Güngör nga rrënojat në pallatin me 7 kate Merve në lagjen Ali Taş.

 

Güngör u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital.

 

Të afërmit e saj të cilët po prisnin përreth rrënojave, përqafuan ekipet e kërkim-shpëtimit.