Anëtari i Parlamentit Evropian Stephane Sejourne u emërua ministër i ri i Jashtëm i Francës sot, njoftoi presidenca franceze.
Ai do të zëvendësojë Catherine Colonnan, e cila e mbante postin që nga viti 2022.
Një kabinet i ri u formua pas emërimit të një kryeministri të ri, pas dorëheqjes së Elisabeth Borne të hënën.
Presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Bornes dhe e zëvendësoi atë me ministrin e Arsimit Gabriel Attal./aa