Departamenti amerikan i Shtetit dënoi sekuestrimin e një cisterne amerikane të naftës nga Irani dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anijes dhe ekuipazhit të saj.
“Ky sekuestrim i paligjshëm i anijes tregtare është vetëm sjellja e fundit nga Irani ose e mundësuar nga Irani që synon të prishë tregtinë ndërkombëtare”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Ai tha se cisterna është një anije me flamur të Greqisë dhe Ishujve Marshall me pronarë grekë dhe ishte rrugës për në Тürkiye për të ofruar naftë bruto.
“Ne besojmë se ky lloj veprimi thjesht do të shtojë pasigurinë për transportin tregtar”, tha Patel.
“Veprimet provokuese si ky janë kërcënim për ekonominë globale dhe duhet të ndalen”, shtoi ai.
Ai tha se “veprimet destabilizuese” të Iranit vazhdojnë të jenë “temë bisede” kur bëhet fjalë për bisedimet me partnerët në mbarë botën dhe në rajon.
Marina e Iranit konfirmoi sekuestrimin e cisternës sot në Detin e Omanit.
Krahu detar i ushtrisë tha se sekuestrimi është “bazuar në një urdhër gjykate”, sipas një deklarate të publikuar nga media shtetërore.
Marina tha se cisterna vodhi naftën iraniane vitin e kaluar “nën drejtimin e SHBA-së” dhe furnizoi me naftë Washingtonin./aa