Dhjetëra palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite gjatë gjithë natës në Rripin e Gazës të pushtuar.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, në ditën e 118 të sulmit dhe pushtimit, ushtarët izraelitë goditën lagjet Al-Rimal dhe Tel al-Hawa në perëndim të qytetit të Gazës me sulme ajrore, zjarr artilerie dhe raketa.
Derisa dhjetëra palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit, ambulancat dhe ekipet e ndihmës së parë nuk u lejuan të arrinin tek të plagosurit.
Gjithashtu, thuhet se trupat e 14 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në rajone të ndryshme u sollën në spitalin Nasser në Khan Younis dhe se në 24 orët e fundit humbën jetën 34 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë izraelitë ndaj 2 shtëpive në lagjen Ez-Zaitoun në juglindje të qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite kreu sulm ajror në shtëpitë e familjeve "Abu Feyyad" në kampin Al-Jadid, në perëndim të kampit Nuseirat në pjesët qendrore të Rripit të Gazës dhe shtëpitë e familjes "Al-Bahisi" në qytetin Deir al-Balah.
Nga sulmi u tha se të paktën 3 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Ushtarët izraelitë vazhduan të rrethojnë Qendrën Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe dhe spitalin "Amal", të vendosura në lagjen Al-Amel të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, në ditën e 11-të, ata goditën zonat përreth me zjarr artilerie.
Ushtria izraelite, e cila goditi nga deti pjesët perëndimore të Rripit të Gazës, zonat bregdetare të Gazës, rajonin qendror dhe qytetin Rafah, shënjestroi me avionë luftarakë edhe zonën kufitare egjiptiane të qytetit Rafah./aa