Belgjika mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Belgjika merr presidencën e rradhës për herë të trembëdhjetë, në një moment kur Bashkimi Evropian qëndron në një udhëkryq, duke u marrë me pasojat e agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë, pandeminë, krizën energjetike, dezinformimin, ngjarjet ekstreme klimatike dhe konfliktit të rinovuar në Lindjen e Mesme”, tha këshilli në një deklaratë.
Në deklaratë shtohet se presidenca belge do të punojë për mbrojtjen më të mirë të qytetarëve evropianë dhe për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve anëtare.
Gjithashtu, në deklaratë theksohet se presidenca gjashtëmujore "do t'i kushtojë vëmendje të veçantë vazhdimit së mbështetjes sonë të palëkundur për Ukrainën".
Pas Belgjikës, Hungaria do të marrë presidencën e rradhës më 1 korrik për gjashtë muajt e ardhshëm./aa