Veç faktit të një shkallarëzimi që e shndërron në atraksion, duke u ngjtur në majë e soditur Tiranën, Piramida ka pësuar dhe një shpërfytyrim nga minigodinat larushane rreth e majë saj , sidomos në anën e pasme, aty ku dikur ishte hyrja e Top Medias, duke e zhdukur pothuajse tërësisht si pamje nga rruga. Piramida, ngritur si muze i Enver Hoxhës në vitin 1988, është rikonstruktuar, me projektin e shndërrimit në një Qendër të Teknologjisë, por me shumë pikëpyetje arkitekturore.

Gjithsesi, qeveria po e servir atë si një vepër që po tërheq mediat e huaja. Më e fundit është CNN që shkruan për të.

“E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta”, shkruan CNN.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen,” Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD. Por paçka këtij shpjegimi sofist, ajo me të cilën përballet syri i atyre syve që janë mësuar me Piramidën që në ndërtimin e saj, si një ndër veprat arkitekturore më unike në Tiranën komuniste, ajo është përçudnuar rëndë në pamjen e saj origjinale, jo nga adaptimi i shkallareve në të rrëpirat, një gjetje vërtet inteligjente, por në “kioskat” rreth e rrotull e majë saj, krejt pa sens.

P.S.: Sa për shkrimet kushtuar kësaj vepre të rilinduar nga Rilindja, më shumë e lexueshme te to, tej tekstit, është sponsorizimi qeveritar. Siç për Shqipërinë turistike nga jugu në veri, nga deti në mal. /tesheshi.com/