Këshilli i Ministrave vendosi sot kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Kamzë-Vorë, Vlorë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Tiranë Rurale 2, Kuçovë, Kavajë, Krujë, Sarandë.
Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 556 268 826,45 lekë, për sipërfaqen 46 690,8 m².
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave,.
Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve./ata