“Perëndimi kërkon ta kthejë Detin e Kuq në një “det gjaku”, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar sulmet e SHBA-së dhe Britanisë në Jemen kundër Houthi-t në Jemen.

“Nuk ka pasur asnjë veprim proporcional. U përdor forcë joproporcionale. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Britania së bashku me SHBA-në hodhën një hap në këtë proces. Tani ata kërkojnë ta kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku. Irani po shqyrton se si mund të mbrohet nga e gjithë kjo. Jemeni thotë se do t’u japë atyre përgjigjen që u duhet në rajon”, komentoi kritikueshëm presidenti turk.

Lidhur me akuzën për gjenocid kundër Izraelit në Hagë, Erdogan tha: “Dëshmitë që kemi dorëzuar në këtë kohë janë kryesisht vizuale dhe ne besojmë se do ta dënojnë Izraelin. Ne e presim me padurim këtë. Sepse ne besojmë edhe në drejtësinë e Tribunalit të Hagës. Izraeli po mbrohet, po flet për mbrojtje, por e ka kthyer rajonin në një gjakderdhje. Ata vranë 22-23 mijë palestinezë. Netanyahu tani nuk ka ku të fshihet dhe asnjë mënyrë për të mbrojtur veten. Izraelitët nuk do të arrijnë asgjë duke sulmuar verbalisht Tajip Erdoganin”.

“Mendova se presidenti (izraelit) Herzog ishte shumë më i sinqertë në këtë çështje. Së fundmi, edhe ai ka ndjekur shembullin e Netanyahut dhe ka filluar të bëjë deklarata shumë të ndryshme. Ata nuk mund të arrijnë asgjë me sulmet verbale ndaj Tajip Erdoganit. Ata nuk mund ta mundin Tajip Erdoganin me sulme verbale, sepse ne ecim në rrugën e së vërtetës. Ne jemi në anën e drejtësisë, jemi në anën e të shtypurve, por ata bëjnë atë që jua dikton mizoria e tyre. Besoj se rezultati do të ai që ka qenë gjithnjë: të shtypurit nuk kanë humbur kurrë, shtypësit humbin gjithmonë”, përfundoi presidenti turk. /tesheshi.com/