Në jetën reale ai është princ i një sulltanati, por në Instagram Abdul Mateen nga Brunei duket më shumë si një yll i Hollivudit.

Ai fluturon me avionë luftarakë, drejton skafet dhe pozon gjysmë i zhveshur duke treguar gjoksin e tij të tonifikuar mirë pas stërvitjes.

Mateen, 32 vjeç, ishte një nga beqarët më të kërkuar të Azisë derisa u martua me të fejuarën e tij 29-vjeçare në një ceremoni në kryeqytetin Bandar Seri Begawan dje.

Si fëmija i dhjetë dhe djali i katërt i Sulltan Hassanal Bolkiah, ai nuk ka gjasa të bëhet mbret.

Pra, ai mund të mos jetë në gjendje të angazhojë mediat si gjakblu, por këtë e bën përmes Instagramit ku është veçanërisht aktiv me më shumë se 2.5 milionë ndjekës.

Nëpërmjet angazhimit të tij në rrjetet sociale, Matteen arrin të bëjë mjeshtërisht marrëdhënie publike për familjen mbretërore.

Ndjekësit e tij e idhullojnë atë në komentet e tyre duke thënë se ai është një oaz në Brunein konservator. /tesheshi.com/