Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

Në fund kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian./ata