Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura këtë javë e ka shpallur si Javën e Pyjeve.

 

AKZM në njoftimin e saj në rrjetet sociale informon se, “12 administratat tona rajonale në bashkëpunim me shkollat do të zhvillojnë aksione për mbjelljen e fidanëve dhe orë të edukimit mjedisor së bashku me nxënësit e shkollave dhe vullnetarë të tjerë”.

 

Sipas AKZM-së, këto aktivitete do të kulmojnë më 27 janar, në Ditën Kombëtare të Shërbimit Pyjor.

 

Në kuadër të kësaj jave specialistët e AdZM Fier kanë zhvilluar sot një orë mjedisore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gërmenj, Divjakë.

Nëpërmjet vizatimeve nxënësit ndanë këndvështrimet e tyre mbi vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe mbi mënyrat sesi mund të mbrojmë mjedisin.