Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar të dhënat për qytetarët e huaj që kanë kërkuar lejeqëndrim në Kosovë.

Në të dhënat që ka nxjerrë ministria, për leje qëndrim për punë gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023 kanë bërë 7924 qytetarë, prej tyre meshkuj 4334 (55%) dhe femra 3590 (45%), shkruan lajmi.net.

 

Nacionalitetet që i përkasin aplikuesit janë, turqë 2083, serbë 1430, shqiptarë 1058, bangladeshas 1028 dhe maqedonas 669.

Më poshtë e keni tabelën e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme: