Dy muaj pas përfundimit të sondazheve për censusin e popullsisë, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka sqaruar procesin. Sipas saj vetëm në qershor do të publikohen të dhënat zyrtare.

Në medie janë publikuar të dhëna për rënie të ndjeshme të shqiptarëve që jetojnë brenda territorit. Por Dhuli shton se asgjë nuk është e vërtetë.

Problematikat e raportuara ku numëruesit nuk kanë shkuar tek qytetarët janë të identifikuara për INSTAT.

Dhuli tha se të dhënat e grumbulluara do të shërbejnë për një sërë politikash në shërbim të qytetarëve!