Në Elbasan vijon puna për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse në dy krahët e lumit “Shkumbin”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për ndërtimin e këtyre argjinaturave.

Rama tha se “vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit”.

Ky investim shmang rrezikun e përmbytjes së banesave e tokave bujqësore dhe i jep urbanizim zonës.
Në bashkëpunim me FSHZH vazhdon puna në lotet e pritës lumore dhe të rrugëve lidhëse, me kanalizime, tombino, rrjet ndriçimi dhe shëtitore.
 
Investimi në argjinaturën e Lumit Shkumbin ishte mëse i domosdoshëm për shkak së ndërhyrja aty kishte munguar prej shumë vitesh./ata