Kontigjenti III-të i Forcave të Armatosura dhe anija Lissus janë nisur në misionin Sea Guardian.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se, efektivët tanë do të punojë ngushtë me partnerët e NATO-s dhe autoritetet vendore për të siguruar që deti Egje të mbetet një zonë e sigurt dhe e qetë për të gjithë.
Gjithashtu, shtoi Peleshi, ata do të ndihmojnë në mbrojtjen e interesave të Aleancës në rajon.
“Mision të suksesshëm dhe të sigurtë për vajzat e djemtë tanë, përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura”, theksoi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale./ata