Bashkia Tepelenë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po investojnë për rikualifikimin për rritjen e eficencës së energjisë në objektet e banimit.

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi ndau në rrjete sociale foto nga puna që po vijon për rikualifikimin dhe rritjen e eficencës së energjisë, në fasadat e blloqeve të pallateve të qytetit, që po i nënshtrohen restaurimit të plotë me materiale termoizoluese dhe suvatim përkatës.

“Ky projekt përfshin 12 objekte, të cilat do ti nënshtrohen rikualifikimit”, tha Peçi.

Sipas tij, ky investim është i 3-ti në radhë, që mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për rivitalizimin urban të Tepelenës, pas atij për infrastrukturën rrugore dhe sistemet e kanalizimeve dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike./ata