Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, synojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.
Kryeministri japonez diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe globale gjatë takimit me homologen e tij italiane, e cila vizitoi kryeqytetin Tokio.
Sipas deklaratës për takimin, të Kishida dhe Meloni ranë dakord që Japonia dhe Italia do të bashkëpunojnë për çështjet globale, duke përfshirë Lindjen e Mesme, çarmatimin bërthamor dhe Ukrainën.
Kishida dhe Meloni deklaruan se janë të kënaqur me ecurinë e projektit të projektimit të avionëve luftarakë në vazhdim mes Italisë, Britanisë dhe Japonisë.
Nga ana tjetër, u njoftua se Kishida i dorëzoi Melonit për vitin 2024 presidencën e mandatit të G7, të cilën e mori në vitin 2023.
Duke folur më vonë për gazetarët, Kishida tha se Italia është një partner strategjik për Japoninë dhe se vendi i tij është i gatshëm të punojë me Italinë për paqen globale.
Kryeministri japonez theksoi se Italia është e vendosur që Samiti i G7 të vitit 2024 të mbahet në qershor të këtij viti./aa