Irani njoftoi se shtatë persona, mes tyre tre gra dhe katër fëmijë, humbën jetën në sulmin me raketa të kryer nga Pakistani në një fshat në rajonin kufitar.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, zëvendësguvernatori i provincës Sistan-Baluchistan, Ali Reza Merhameti, njoftoi se Pakistani nisi një sulm me raketa në një fshat në rajonin kufitar të provincës në mëngjes.

“Në këtë sulm humbën jetën tre gra jo iraniane dhe katër fëmijë”, tha zyrtari iranian.

Merhameti ka deklaruar se një shpërthim ka ndodhur edhe në qytetin Seravan të provincës, por ai ka deklaruar se nuk ka pasur humbje jete.

Pakistani njoftoi se filloi një sulm ndaj "objektivave terroriste"

Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit njoftoi se një seri sulmesh ushtarake shumë të koordinuara u kryen kundër "vendeve të fshehta të terroristëve" në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit.

Në deklaratë thuhet se një sërë sulmesh ushtarake janë kryer kundër “vendeve të fshehta të terroristëve” në provincën Sistan-Baluchistan dhe se shumë “terroristë” janë vrarë gjatë operacionit të bazuar në inteligjencë./aa