Zyrtarë nga ushtria izraelite kanë thënë se është e pamundur që të "ulen në zero" raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës.

Sipas radios së ushtrisë izraelite, zyrtarët ushtarakë kanë tërhequr vëmendjen se sulmet raketore kundër Izraelit vazhdojnë, pavarësisht bombardimeve që vazhdojnë ndaj Gazës prej 85 ditësh.

Zyrtarët ushtarakë kanë vënë në dukje se është e pamundur të parandalohen plotësisht raketat e hedhura nga Gaza.

Një zyrtar emri i të cilit nuk është zbuluar thekson se "Thellimi i luftës në Gaza ka kufizuar fuqinë raketore, por edhe nëse lufta përfundon me suksesin e Izraelit në arritjen e objektivave të tij, hedhja e raketave nga Rripi i Gazës do të vazhdojë".

"Edhe pas dy vitesh do të jetë e mundur të dëgjohen sirenat paralajmëruese në vendbanimet përreth Rripit të Gazës", ka thënë një oficer i lartë izraelit./aa