Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën, të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.
SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë, përkatësisht 10 vite për Kokën dhe 4 vite për Bllakon.
Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet ne burg, pasi është dënuar për inceneratorin e Fierit.
Gjithashtu, ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie arresti në burg për inceneratorin e Tiranës./GazetaDita