Pas arrestimit të kandidatit të opozitës për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e jashtme greke. Ambasadorja greke është udhëzuar nga ministri i jashtëm Dendias të takojë homologen e tij nw Tiranw, Olta Xhaçka.

 

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Heimarra në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagim.

 

Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blreje votash. Mësohet se ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg. Mësohet se bashkë me Fredi Belerin në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, avokati i tij dhe një nga anëtarët e shtabit elektoral.

 

Kujtojmë që arrestimi i Belerit vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ai pritej të mbante sot edhe takimin përmbyllës të fushatës. Beleri është përballur me kritika ditët e fundit për një deklaratë të bërë për median greke Protothema, ku fliste për një program për helenizimin e Himarës.