Lionel Messi nuk do të rikthehet te Barcelona. Ka qenë babai dhe njëkohësisht agjenti i argjentinasit, Jorge Messi që i ka mbyllur një herë e mirë diskutimet.

“Nuk mendoj se Leo do të rikthehet te Barcelona, nuk plotësohen dot kushtet. Nuk kemi biseduar me presidentin Laporta.Madje, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Barcelona” – tha ai. Lionel Messi aktualisht luan te PSG dhe shpeshherë në deklaratat e tij është shprehur se ndjehet mirë në Paris.