Ushtria izraelite njoftoi sot se një tjetër ushtar i saj u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë gjatë betejave në operacionet tokësore në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve që nga 7 tetori në 530.
"Rreshteri Uri Gerbi, 20 vjeç, nga Brigada Givati, u vra si rezultat i plagëve të rënda të marra në betejë në pjesën jugore të Rripit të Gazës të mërkurën", tha ushtria izraelite, duke shtuar: “Tre ushtarë u plagosën rëndë në beteja në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës”.
Ushtria nuk dha asnjë detaj shtesë për betejat që çuan në vdekjen e Gerbit apo plagosjen e tre ushtarëve.
Faqja e internetit e ushtrisë izraelite vuri në dukje se numri i ushtarëve të saj të vrarë që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor është rritur në 530, duke përfshirë 194 në betejat tokësore që filluan më 27 tetor./aa