Katër persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të dy automjeteve nga ushtria izraelite në qytetin Jenin që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze theksohet se dy automjetet u goditën në lagjen Al Sharqi në qytetin Jenin.

Në deklaratë thuhet se në sulmin në fjalë humbën jetën 5 palestinezë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, një mjet ajror pa pilot (dron) bombardoi një automjet të palestinezëve në lindje të qytetit Jenin. Ushtria izraelite rrethoi disa shtëpi në kampin e refugjatëve Jenin dhe kreu bastisje në shumë lagje në qytet.

Në kampin e refugjatëve Jenin ku ushtria izraelite dërgoi përforcime, herë pas here u dëgjuan konflikte dhe shpërthime.

Buldozerët e ushtrisë dëmtuan infrastrukturën dhe automjetet në qytet dhe kampin e refugjatëve.

Ushtria izraelite pas bastisjes që vazhdoi për 20 orë, u tërhoq nga qyteti Jenin dhe kampi i refugjatëve Jenin.

Ushtarët izraelitë plagosën 5 palestinezë gjatë bastisjes së tyre ditën e djeshme në qytetin Jenin./aa