Ushtria izraelite njoftoi se 19 ushtarë izraelitë janë plagosur në 24 orët e fundit, 13 prej të cilëve në Rripin e Gazës të bllokuar dhe të pushtuar.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të ushtrisë izraelite, numri i oficerëve dhe ushtarëve të plagosur që nga 7 tetori është rritur në 2.649, 1.191 prej të cilëve në operacione tokësore.

Sipas këtyre të dhënave, gjithsej 410 ushtarë izraelitë, 46 të plagosur rëndë, 254 të plagosur mesatarisht dhe 110 të plagosur lehtë, vazhdojnë të marrin trajtim në spitale.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se 530 ushtarë të saj janë vrarë, 194 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor, që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e tyre në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite zbulon vetëm numrin e ushtarëve të saj të vdekur, emrat e të cilëve lejohen të shpallen nga familjet e tyre./aa