Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar një ligj të ri për shtetësinë për të rritur pjesëmarrjen sociale dhe politike të emigrantëve.

Të paktën 382 ligjvënës, kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë liberal të kancelarit Olaf Scholz, votuan në favor të projektligjit, ndërsa 234 ligjvënës konservatorë dhe të djathtë votuan kundër. 23 ligjvënës abstenuan.

Me ligjin e ri, emigrantët do të kenë të drejtën e nënshtetësisë gjermane pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, krahasuar me tetë vjet që kërkohej deri më tani.

Për emigrantët që kanë treguar arritje të spikatura akademike ose profesionale dhe kanë aftësi të mira gjuhësore, kjo periudhë do të reduktohet në tre vjet.

Ligji i ri i shtetësisë do t’u lejojë emigrantëve të kenë shtetësi të dyfishtë ose shtetësi të shumëfishtë, gjë që nuk ishte e mundur deri më tani për shumë prej atyre që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian (BE)./aa