Stenda e Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural në Rajon, bëri bashkë ministrat e Bujqësisë së rajonit në Berlin, Gjermani.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me ministrin Federal të Bujqësisë dhe Ushqimit, Cem Ozdemir dhe homologët nga rajoni diskutuan për mbështetjen e zhvillimit rural në Ballkanin Perëndimor.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe kryetarët e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu dhe asaj të Lushnjes, Eriselda Sefa. Qëllimi këtij takimi zhvillimi i aktivitete të përbashkëta duke rritur më tej potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në bujqësi dhe agroturizëm.
Ministrja Denaj ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të “Javës së Gjelbër” me ftesë ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir./ata