Në mbi 400 shkolla 9-vjeçare në vend po zbatohet projekti pilot i kodimit, një nismë që i prezanton fëmijët me logjikën e kodimit që në hapat e parë të formimit të tyre, nëpërmjet lojërave edukative.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga zhvillimi i lëndës së kodimit në shkolla, ku fëmijët e klasave të para mësojnë të kodojnë me platformën CodeMonkey.
Rama theksoi se kodimi në shkolla zbatohet në klasën e parë në 306 institucione arsimore publike dhe 40 private, si dhe në klasën e dytë në 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë, të pajisura me laboratorë të rinj me kushte moderne.
Kodimi në shkolla ka filluar zbatimin në vitin 2022. Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon.