Qëndrimet politike ndoshta i ndajnë, por 15 vjet me parë këto gra  u bënë bashkë me një mision

Edlira Çepani: “Rrjeti i grave “barazi në vendimmarrje” u themelua me misionin për të fuqizuar gratë dhe vajzat në politikë dhe për të angazhuar në fushata dhe procese vendimmarrëse”.

Kujtojnë se sfidën nuk e kanë pasur të lehtë në një vend me klime të politike kaq të polarizuar sa në vendin tonë.

Edlira Çepani: “Dhe ja ku jemi sot si dëshmi e shprehjes se bashkimi e bën fuqinë”.

Por me dëshirë e vizion Rrjeti i Grave në Vendimmarrje thotë se ia ka dalë të kurorëzohet si një organizatë përtej ndasive politike, gjeografike e profesionale.

 

Edlira Çepani: “Megjithëse në natyrën e Shqipërisë që gjërat nuk ndryshojnë, se ky vend nuk bëhet, ne jemi shumë krenare sot se e kemi ndryshuar përfaqësimin e grave në politikë duke arritur nivele historike të përfaqësimit të tyre për Shqipërinë, sot në ditët që flasim”.

Barazia gjinore në vendimmarrje ka qenë kauza madhore, por dhe lufta ndaj fenomeneve negative të cilat ende gratë shqiptare i vuajnë.

Edlira Çepani: “Kemi angazhuar në të 12 qarqet e Shqipërisë më shumë se sa 750 mijë persona”.

 

Arritjet në 15 vjet Rrjeti i Grave për barazi  në vendimmarrje i kremtoi me miqtë dhe bashkëpunëtorët. Motoja dhe synimet mbeten të njejta edhe për vitet që do të vijnë.

Edlira Çepani: “Ne do të vijojmë të jemi bashkë përtej qytetave nga jemi, përtej ndasive politike, përtej profesioneve tona për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”.