iori Hoxhaj nga Tropoja u përzgjodh si një nga fitueset e një konkursi ndërkombëtar rrëfimi të organizuar nga Korpusi i Paqes. Fiori është anëtare e Këshillit Rinor të Ambasadës dhe ka shërbyer si presidente e grupit “Vajzat që Udhëheqin Botën (GLOW)”.

Historia e Fiorit është një dëshmi e fuqisë së lidhjes së formuar mes vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe të rinjve në të gjithë botën, njofton Ambasada amerikane në Tiranë.

Gjatë një ceremonie në Qendrën Kennedy në Uashington, D.C., ajo foli për lidhjen e saj me vullnetarët e Korpusit të Paqes, Neda dhe PJ Jahangiri, të cilët morën pjesë në ceremoni krahas ish-ambasadores Yuri Kim dhe ambasadorit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati./ata