Sot përkujtohet ngjarja tragjike e 21 janarit të 13 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtaj, janë katër Dëshmorët e Atdheut të cilët mbetën të vrarë para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha më 21 janar 2011 gjatë një proteste të opozitës së kohës.

Edhe kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm përkujtoi këtë ngjarje tragjike, teksa këkroi drejtësi për 21 janarin.

Kur kanë kaluar 13 vite, familjet e 4 protestuesve ende i drejtojnë thirrjet te drejtësia  që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.

Edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në vendimin e 14 nëntorit 2023 për Aleks Nikën, argumenton se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ka pasur mangësi të shumta, të cilat ngrenë dyshime se autoritetet e u përpoqën ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht./ata