Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europianë në Tiranë, Silvio Gonzato.

Gjatë takimit, njofton ministrja Koçiu në rrjetet sociale, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit si dhe mbështetjen në kuadër të projekteve të vazhdueshme në forcimin e asistencës në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Ministrja Koçiu shprehu vendosmërinë për të forcuar përpjekjet për të çuar përpara axhendën evropiane dhe për arritjen e rezultateve të mëtejshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE./ata