Lojtarët e Kombëtares janë në qendër të tregut të transferimeve të janarit. Jasir Asani ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite, kampionat ky ku luan Cristiano Ronaldo, ndërsa Ardian Ismajli ka refuzuar kalimin në Rusi te Lokomotiva e Moskës, skuadra e Mario Mitaj.
Sulmuesi anësor Asani ende nuk e ka vendosur të ardhmen, me Guangju në Korenë e Jugut që kërkon 1.5 milionë euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin nga Shkupi. Me kontratëm që i skadon dhjetorin e këtij viti, Asani shkëlqeu dhe shënoi tre gola me Kombëtaren, duke marrë oferta të ndryshme.
Veç Celta Vigos në La Liga dhe dy klubeve gjermane, tanimë mëngjarashi ka fansa edhe në Arabinë Saudite. Nga vendi i naftës, Asani po kërkohet që këtë janar, teksa klubi që kërkon shërbimet e tij ende nuk është mësuar.
Nga ana tjetër, Ismajli i ka qëndruar besnik Empolit në Serie A dhe do vijojë të jetë pjesë e tyre të paktën deri në fundin e sezonit, me objektivin për qëndrimin mes më të mirave të Italisë. Kështu Ismajli ka refuzuar Lokomotivën e Moskës.