Inovacioni në bujqësi është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi serrën që ka ngritur Valbona me teknologjinë hidroponike në Baldushk të Tiranës.

Denaj ndau në rrjete sociale foto kjo serrë teksa e cilësoi “një histori suksesi dhe një sipërmarrje model me serrën hidroponike”.

“Një financiere në profesion, Valbona tashmë i është përkushtuar bujqësisë dhe ka siguruar tregun e brendshëm me një produkt super cilësor dhe me vlerë ekonomike të lartë”, tha Denaj .

Ministrja inkurajoi për zgjerimin e serrave të ngritura përmes kësaj teknologjie, që u japin mundësi të prodhojnë fruta e perime edhe atyre që kanë pak sipërfaqe toke ose duan të shfrytëzojnë hapësira të tjera.

Ndërsa Valbona, duke parë suksesin ka vendosur të investojë edhe më shumë duke siguruar të ardhura më të larta për financat e familjes së saj./ata