Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndërsa morën pjesë në Asamblenë e Këshillit të Europës.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh Basha në rrjetet sociale.
“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, u shpreh Basha./ata