Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme një vizitë dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “FITUR, Madrid”.
Rama do të mikpritet nga homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron kryeministrin janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit.
Ditën e nesërme, Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti turistik i vendit tonë, si një destinacion për t’u promovuar e vizituar.