Në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zv/kryeministrja Emilija Rexhepi në emër të qeverisë ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ky memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumë-etnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Sipas numërimit të fundit të popullsisë në vitin 2012, në Kosovë 92.93 për qind janë shqiptarë, ndërsa të tjerët i takojnë komuniteteve tjera pakicë që jetojnë në vend./aa