Pranë Ministrisë së Punës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, shpërtheu një bombë, ku si pasojë u shkaktuan dëme.

Sipas lajmit të Televizionit Shtetëror Grek ERT, persona të paidentifikuar kanë telefonuar gazetën EFSYN në orën 00:49 sipas kohës lokale dhe kanë njoftuar se brenda 40 minutave një bombë do të shpërthente para Ministrisë së Punës.

Pas njoftimit policia filloi procesin e evakuimit në zonë dhe mbylli rrugën për qarkullim.

Pasi bomba e vendosur brenda një çante shpërtheu natën në orën 01:29, në ministri dhe përreth saj u shkaktuan dëme dhe se nuk ka patur humbje jete ose të plagosur.

Sipas ERT, përgjegjësinë për shpërthimin e ka marrë "Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare", një organizatë e shfaqur për herë të parë./aa