Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme pune në Emiratet e Bashkuara.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shtrirja e bashkëpunimit mes dy komiteteve në projekte të përbashkëta, shkëmbime eksperience të disiplina të ndryshme sportive si edhe bashkëveprim më i madh në rritjen e frymës olimpike.
Ylli është pritur në një takim të përzemërt nga i gjithë Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Emirateve të Bashkuara, të cilëve u shpalosi vizionin për sportin dhe projektet që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë.
Në qendër të prezantimit që bëri Presidenti Fidel Ylli, ka qenë padyshim projekti madhor i KOKSH për realizimin e Qendrës Olimpike, si Qendra më moderne në botë dhe që do t’i shërbejë edhe turizmit në Shqipëri.
Në bashkëbisedimin e ngrohtë më drejtues të Komitetit Olimpilk Të Emirateve të Bashkuara, presidenti Ylli ka marr vlerësime për përpjekjet e fuqishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë, ndërsa shprehën mbështetjen për realizimin e tyre.
Në muajin prill do të firmoset edhe Momorandumi i bashkëpunimit mes 2 Komiteteve Olimpike./ata