Nëse makinat fluturuese përhapen gjerësisht në qiellin tonë, zhurma e tyre ka të ngjarë të jetë një burim stresi, sipas një eksperimenti nga Universiteti i Nagoyas, Japoni, shkruan focus.it.

Studiuesit simuluan kalimin e makinave fluturuese dhe disa video bënë për të përcjellë ndjesinë se një makinë po fluturonte 15 metra mbi kokën e tyre, me një shpejtësi prej 25 km/h.

Audioja, vëllimi i së cilës ndryshonte me çdo shfaqje, përbëhej nga regjistrime të zhurmës së lëshuar nga një dron.

Niveli i stresit të spektatorëve u mat duke vëzhguar aktivitetin e trurit të tyre me një elektroencefalogram.

Doli se stresi i perceptuar dhe stresi i trurit kishin një prirje të ndryshme.

Kështu, ndotja akustike mund të vazhdojë të ketë një efekt të dëmshëm të paditur.

Gjithashtu për këtë arsye, studiuesit besojnë se është një prioritet për inxhinierët e hapësirës ajrore që të fokusohen në bërjen e makinave fluturuese të ardhshme sa më ”të heshtura”./ata