Nëqoftëse keni flokë të thata, atëherë erërat e dimrit dhe ajri i ftohtë mund t’i përkeqësojë edhe më shumë ato. Trajtoni flokët e thata me anë të këtyre llojeve të maskave të përgatitura në kushte shtëpiake, e që ndikojnë në zbutjen, shkëlqimin dhe shtimin e joshjes.

 

Vaj ulliri dhe mjaltë

 

6 lugë gjelle vaj ulliri

4 lugë mjaltë

Koha: Lani flokët pas 25 minutave

Kjo maskë ndikon që të keni flokë me shkëlqim dhe të buta.

 

Avokado dhe e verdha e vezës

 

½ Avokado

1 e verdhë e vezës

Koha: Pastroni flokët pas 20 minutave

 

 

E verdha e vezës është e mrekullueshme për ndriçimin dhe hidratimin e pamjes suaj, por që ka të njejtat përfitime të mrekullueshme për flokët tuaj.

 

Banane dhe mjaltë

 

1 banane e pjekur

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë vaj ulliri

Koha: pastroni flokët pas 15-20 minutash

Ky kombinim i mrekullueshëm jo vetëm që hidraton nga rrënja deri te majat, por gjithashtu zbut e hidraton lëkurën e thatë të kokës.

 

Vaj kokosi

 

½ filxhan vaj kokosi të lëngshëm

 

Kjo lloj maske është shumë e thjeshtë, dhe ndoshta një ndër më të preferuarat tona! Vaji i kokosit është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina për të ushqyer dhe hidratuar flokët nga mesi i gjatësisë së tyre e deri tek majat.

Burimi: goodhousekeeping.com