Në tremujorin e katërt të vitit 2022, totali i shkallës së punësimit arriti 66.5%, duke shënuar rritje me 4.2%, krahasuar me një vit më parë.

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se, niveli i papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2022 u ul me 1.4%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm.

 

Ibrahimaj vuri në dukje se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt është 74.8%, duke shënuar rritje me 4.4%.

 

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 0.5 % në sektorin e industrisë, me 6.3 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 3.8 % në sektorin e bujqësisë.