Deputetja e Partisë Socialiste, njëherazi Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend, u takua të mërkurën me përfaqësuesin e “UN Women”, Michele Ribotta.

Kodheli ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, detaje mbi takimin e zhvilluar në Tiarnë, në ambientet e kryesisë së Kuvendi, ku në fokus ishte siguria dhe paqja.

“Diskutuam sot me shumë kënaqësi me z. Michele Ribotta, përfaqësuesin e “UN Women” në Shqipëri mbi angazhimin e grave në çështje të sigurisë dhe paqes”, shkruan Kodheli.

“Qeveria ka miratuar së fundmi Planin e Dytë të Veprimit në kuadër të zbatimit të Rezolutës 1 325 të OKB-së që synon të arrijë standardet e duhura sa i përket luftës ndaj pabarazisë gjinore, ndaj shkëmbimi me ekspertët e fushës mbetet i një rëndësie të veçantë”, përfundon Kodheli postimin e saj, ndërsa ndan dhe disa foto nga takimi./ata