Vajzat dhe gratë janë një nga shtyllat e rëndësishme në ndërtimin e ekonomisë rurale, pasi kanë ndërtuar dhe vazhdojnë të frymëzojnë modele për ndërtimin e sipërmarrjeve të suksesshme.

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi dhe programin IPARD II numërojmë shumë përfituese gra, ku AZHBR përmes politikave subvencionuese ofron mbështetje të shtuar duke u dhënë avantazhe në vlerësimin e projekteve, nisur nga forca dhe përkushtimi që ato kanë treguar.

Vetëm për vitin 2023 për masat direkte nga Skema Kombëtare rezultuan 1947 përfituese femra, ndërsa nga programi IPARD II janë 135 sipërmarrje të suksesshme të ndërtuara nga gratë dhe të tjera të administruara prej tyre duke kontribuar në rritjen e aktivitetit ekonomik në fshatra përmes punës së palodhur dhe rritjes së të ardhurave familjare./ata