Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka e ka cilësuar nisëm e rritjes së pagave domethënës. Ajo i ka kthyer replikë Jorida Tabakut ku u shpreh që mos ta bënin fajtor PS për humbjen.
“Ne jemi në një zonë elektorale, nëse do i shihnit shifrat do të shihnit që PS ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje. Ka pasur madje edhe një rritje më tepër se në 2021. Mos na fajësoni ne për humbjet që pësoni në zgjedhje. Sot është dita që të gjithë të bëjmë një analizë. Sot është një ditë e rëndësishme për agat, në kaq vite pas rënies së diktaturës kjo rritje është domethënëse. Erdhi pas vitesh punë.”- thotë Bushka.