Kalaja Rozafa në Shkodër këto ditë janari nuk pret shumë vizitorë si stinëve të tjera, por punonjësit e DRTK Shkodër po e shfrytëzojnë këtë kohë për ta përgatitur atë për fluksin turistik
Kujdesi dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës nuk ka munguar në Shkodër në këtë fillimviti.
Punonjësit e DRTK Shkodër janë çdo ditë pranë monumenteve të trashëgimisë kulturore për t’i bërë ftuese për vizitorët.
Këto ditë puna e tyre është përqendruar tek kalaja e Shkodrës me pastrim dhe mirëmbajtje të mureve dhe objekteve brenda saj.
Kalaja e Shkodrës është atraksioni kryesor turistik i qytetit. Që në dhjetëditëshin e parë të muajit, DRTK Shkodër njoftoi se viti ka nisur mbarë me 1200 vizitorët e parë kureshtarë të cilët po zbulojnë e rizbulojnë nga dita në ditë një takim të pasur me histori dhe trashëgimi në kala.
Krahasuar me një vit më parë, vizitueshmëria e Kalasë së Rozafatit gjatë 2023-shit u rrit me 31 mijë vizitorë më shumë./ata