Saimir Pirgu rikthehet pas 13 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit duke pëmbyllur vitin Puçinian me operën premierë “Tosca”.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau foto nga premiera.

“Tenori i mirënjohur, ka dhuruar për publikun artdashës shqiptar emocion dhe interpretim të jashtëzakonshëm të operas “Tosca”, midis intrigave dhe romancave, në një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës”, tha ai./ata