Revista prestigjoze Forbes ka publikuar listën me 10 sportistët më të paguar për vitin 2023, e ku renditja kryesohet nga Cristiano Ronaldo me një pasuri prej 136 milionë dollarë. Për CR7 ky vit nuk ka qenë shumë i mirë në aspektin profesional, mirëpo sa i përket “xhepit” duket të jetë periudha më e mirë.

 

- Publicitet -

 

Më pas, Ronaldo ndiqet nga “kundërshtari i tij i përjetshëm”, Lionel Messi me 6 mln dollarë më pak.

 

Në treshen e më të paguarve është edhe 24-vjeçari Kylian Mbappe.

 

Ndërkohë që pjesë e listës si më të paguarit ka edhe basketbollistë si LeBron James, apo tenisti Roger Federer.

 

 

 

LISTA ME 10 SPORTISTËT MË TË PAGUAR NË BOTË PËR 2023

 

Cristiano Ronaldo – 136 milionë dollarë

Lionel Messi – 130 milionë dollarë

Kylian Mbappe – 120 milionë dollarë

LeBron James – 119.5 milionë dollarë

Canelo Alvarez – 110 milionë dollarë

Dustin Johnson – 107 milionë dollarë

Phil Mickelson – 106 milionë dollarë

Stephen Curry – 100.4 milionë dollarë

Roger Federer – 95.1 milion dollarë

Kevin Durant – 89.1 milion dollarë